Flash

Video/ Lionel Messi fiton Topin e Artë 2019: argjentinasi rekordmen, kalon Cristiano Ronaldo

Lapsi.al 2 December 2019
Video/ Lionel Messi fiton Topin e Artë 2019: argjentinasi rekordmen, kalon
Lionel Messi është fitues i Topit të Artë 2019, trofeu më i rëndësishëm individual për futbollistët dorëzuar nga France Football, që ka mbërritur në edicionin e tij numër 64. Për kampionin argjentinas është hera e gjashtë që ngre lart trofeun e dëshiruar, duk u shkëputur kështu nga rivali i përjetshëm Cristiano Ronaldo, që është ndalur në 5 dhe e kishte parashikuar, duke mos u prezantuar në Paris në ceremoninë e vlerësimit. Topi i Artë për i 6 për yllin e Barcelonës, një më shumë se Cristiano Ronaldo, vetëm i treti këtë vit. E Messi është bërë më i titulluari i historisë edhe pa e fituar Champions e pavarësisht se në edicionin e fundit doli i thyer keq në gjysëmfinale nga Liverpool i Salah, Mané, Firmino, Alisson, Van Dijk, Wijnaldum, Alexander-Arnold. Shtatë kampionë të Europës, kandidatë e humbës në Paris. Mbi të gjithë egjiptiani, qendër e triumfit të skuadrës së Jurgen Klopp, por që arriti vetëm i pesti në renditje. Pas Mané, i katërti, e mbi të gjitha Van Dijk, i dyti. Në podium mbetet Ronaldo që humbi një pozicion në krahasim me një vit më parë, kur u rendit pas Modric. Messi, sidoqoftë, trofeun më të ëndërruar nga gjithë futbollistët, e meritoi si shënuesi më i mirë i edicionit të fundit të Champions (12), krye golashënuesi e njeriu asist më i mirë në Liga, fituar përsëri nga Barcelona. Argjentinasi vazhdon të tregojë talentin e tij të jashtzakonshëm që nga 2006, kur nisi me një vend të 20, por pastaj ka qenë gjithnjë në podium, në një duel të egër me kampionin portugez. I vetmi vit kur të dy dolën kokëulur nga gara për Topin e Artë ka qenë edicionin e kaluar, kur blaugrana përfundoi i pesti, ndërsa Ronaldo u mund nga Modric. Kroati i Real Madrid ka qenë pikërisht i fundit që fitoi Topin e Artë, ndërsa i pari që e ka fituar një cmim të tillë ka qenë Stanley Matthews, mesfushori anglez i Blackpool, në '56.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI