Flash

F1/ Takim me Elkan: Lewis Hamilton zbulon gjithcka mbi hipotezën Ferrari

Lapsi.al 2 December 2019
F1/ Takim me Elkan: Lewis Hamilton zbulon gjithcka mbi hipotezën Ferrari

“Takimi me John Elkan? Nuk shoh asgjë të keqe”. Pas fitores në Çmimin e Madh të Abu Dhabi, “qershia mbi tortë” e një sezoni të Formula 1 dominuar nga fillimi deri në fund, Lewis Hamilton ka pranuar se është duke parë rreth e qark për të kuptuar se në cilën makinë do të ulet në 2021, duke mos e përjashtuar opsionin Ferrari. “E gjitha ajo që ndodh me dyer të mbyllura, natyrisht, mbetet private – ka saktësuar në fakt piloti, aktualisht nën kontratë me Mercedes, në konferencën për shtyp pas Çmimit të Madh –. Për shumë vite nuk jam ulur kurrë të marr në konsideratë opsione të tjera, kam shkuar vetëm drejt një ecje unike. Nuk mendoj se janë mundësi të mëdha për të modifikuar rrugëtime të tilla, por nuk besoj se ka ndonjë gjë të keqe të shohësh përqark”.

Mes mundësive është edhe ajo e rinovimit me ekipin gjerman, por Hamilton ka lënë të kuptojë që shumë do të varet nga e ardhmja e drejtorit aktual ekzekutiv të shtëpisë Mercedes, Totto Wolf: “E di që edhe ai është duke vlerësuar se çfarë do të bëjë në vitet e ardhshme, por vetëm ai e di cfarë është më e mira për të”, ka thënë për këtë çështje piloti britanik. “Unë adhuroj të qëndroj ku jam, nuk dua të mendoj shumë shpejt për mundësi të tjera, por mendoj që do të jetë inteligjente nga ana ime të mendoj mbi atë që dua në të ardhmen, të kuptoj se çfarë do të bëj në fazën finale të karrierës sime”.

Një kërkesë specifike dhe një mesazh i drejtuar për të gjithë, skuderinë aktuale, apo edhe ata që e dëshirojnë: “Unë dua të vazhdoj të fitoj. Dua të vazhdoj të jem në gjendje të ndeshem edhe me pilotë shumë më të rinj. Nuk mund të them me të vërtetë se çfarë do të ndodhë” ka përfunduar kampioni anglez. Hamilton sapo ka mbyllur sezonin e tij të trembëdhjetë në Formula 1 duke fituar kampionatin e tij të gjashtë Botëror, i treti radhazi dhe i pesti në total në timonin e Mercedesit. Në sezonin 2019 ka fituar 11 nga 21 gara të zhvilluara duke legjitimuar pikërisht dominimin e tij në kategorinë më të rëndësishme sportive automobilistike me rekordin e pikëve në një sezon të vetëm, plot 413.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI