Flash

Shorti Euro 2020/ Ferri është grupi F: dy kampionët e fundit të botës, ata të Europës e ku mund të përfundojë Kosova

Lapsi.al 30 November 2019
Shorti Euro 2020/ Ferri është grupi F: dy kampionët e fundit

Është hedhur në Bukuresht shorti për fazën e grupeve të Euro 2020, që ka rezultuar me shumë fat për Italinë, por jo dhe aq për Kosovën, gjithnjë nëse skuadra e Challande do të arrijë të kualifikohet përmes playoff të Nations League. Skuadra e Mancinit e përfshirë si kokë grupi në atë A, kanë gjetur kundërshtarë Zvicrën, Turqinë e Uellsin, me avantazhin që do ti luajë të gjithë ndeshjet përpara publikut të shtëpisë në Olimpico të Romës.

Janë evituar kështu Portugalia e Franca, që kanë përfunduar së bashku me Gjermaninë në Grupin F. Një Ferr i vërtetë aty, me dy kampionët e fundit të botës, ata të Europës, e ku mund të përfundojë edhe Kosova. Në fakt, skuadra e Challandes mund të përfundojë edhe në Grupin C, shumë më të pranueshëm në krahasim me atë F, por është në varësi të skuadrave të kualifikuara përmes playoff, për shkak të ndasive territoriale dhe divergjencave politike.

Janë formuar kështu 6 grupe nga 4 skuadra: dy të parat e cdo grupi dhe katër të dytat më të mira, do të plotësojnë më pas kuadrin e 1/8 të finaleve. Nuk është vetëm një vend pritës, kështu që qytetet që do të mirëpresin garat janë 12: Londra, Dublini, Roma, Mynih, Baku, Shën Petersburgu, Budapesti, Bukureshti, Amsterdami, Bilbao, Gllasgou, Kopenhagen. 20 kombëtareve që janë kualifikuar do ti shtohen edhe katër të fundit, që do të përcaktohen nga ndeshjet e playoff, që do të zhvillohen nga 26 në 31 mars 2020.

Kampionati Europian do të nisë më 12 qershor, në orën 21:00 në Romë dhe faza e grupeve që do të përfshijë një maksimum prej katër ndeshjesh çdo ditë, do të përfundojë më 24 qershor. Që nga 1/8-at ekipet do të përballen në ndeshje të vetme direkt, të cilat do të përcaktojnë kualifikimet në fazat e tjera. Finalja e Europianit do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.

GRUPET E EURO 2020

GRUPI A (Roma, Baku)

- Turqi

- Itali

- Uells

- Zvicër

GRUPI B (Shën Petersburg, Kopenhagen)

- Danimarkë

- Finlandë

- Belgjikë

- Rusi

GRUPI C (Amsterdam, Bukuresht)

- Hollandë

- Ukrainë

- Austri

- Fituese e Playoff A (vetëm nëse është Rumania) ose D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi)

GRUPI D (Londwr, Gllasgou)

- Angli

- Kroaci

- Fituese e Playoff C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)

- Republika Çeke

GRUPI E (Bilbao, Dublin)

- Spanjë

- Suedi

- Poloni

- Fituese e Playoff B (Bosnja /Sllovaki/Irlanda/Irlanda e Veriut)

GRUPI F (Mynih, Budapest)

- Fituese Playoff A (Islandë/Bullgari/Hungari) ose D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi)

- Portugali

- Francë

- Gjermani

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI