Flash

320 mijë euro për festën "titull" që nuk u bë kurrë: ky ishte çmimi i shakasë së Bayern

Lapsi.al 29 November 2019
320 mijë euro për festën "titull" që nuk u bë

Një festë me surprizë. Fare e bukur. Në kampin e Borussia Dortmund nuk arrijnë ta kalojnë zhgënjimin për mënyrën si u mbyll sezoni i kaluar. Ekzaktësisht një vit më parë (30 nëntor 2018) verdhezinjtë, pas 13 javësh kampionat, ishin të parët në Bundesliga me 9 pikë avantazh ndaj Bayern. Në atë moment ishte e pamundur të mos ëndërrohej titulli, që mungon nga 2012. E kuptueshme edhe që klubi nisi të mendonte për festën e titullit, vetëm se pati një problem të vogël: në 2019 Dortmund u rrëzua dhe e mbylli kampionatin -2 nga Bayern Mynih, që u shpall kampion për të shtatën herë radhazi.

Zhgënjimi e bëri shoqërinë të investonte fort në merkato (mbi 125 milionë), por Borussia edhe në këtë sezon nuk e ka gjetur ekuilibrin e duhur, aq sa është e gjashtë në renditje. E llogaria e krizës është e kripur: sepse shoqëria verdhezi duhet të paguajë edhe 320 mijë euro për festën “titull” që nuk u bë kurrë.

Fati i keq ishte se kampionati gjerman u vendos në ndeshjen e fundit, motiv për të cilin Borussia nuk mundi të anullonte festën që kishte programuar. Vetëm për shërbimin e siguriosë, Dortmund duhet të paguante 265 mijë euro. Duke i shtuar edhe shërbimet e tjera, shifra shkon në 320 mijë euro. Surpriza e përgatitur nga Bayern, që në 2019 u kthye me prepotencë, prishi gjithcka, duke e transformuar euforinë në zhgënjim. E detyrimin që Borussia të anullonte festën, por të paguante paratë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI