Flash

Mihajlovic gati të kthehet: "Për të është një rreth i mbyllur"

Lapsi.al 29 November 2019
Mihajlovic gati të kthehet: "Për të është një

Lufta e Sinisa Mihajlovicme sëmundjen e rëndë vijon. Trajneri i Bologna në ditët e kaluara ka dalë nga spitali, pas përfundimit të ciklit të tretë të kemioterapisë.

Vetë Mihajlovic sot nga Dall'Ara në konferencë shtypi ka dashur të falënderojë të gjithë njerëzit që ka patur pranë, mjekët dhe infermierët që e kanë kuruar gjatë periudhës së vështirë në spital në Bologna. Trajneri serb nuk i ka fshehur emocionet.

"Hera e fundit që kemi folur ishte 13 korriku kur lajmërova për sëmundjen. Në këto katër muaj kam njohur mjekë dhe infermierë të jashtëzakonshëm që më kanë mbështetur dhe duruar, dua t'i falënderoj të gjithë nga zemra për këtë rrugëtim që ka shkuar shumë mirë. Kam kuptuar menjëherë që isha në duart e duhura. Lotët? Kam qarë aq shumë..."

Trajneri ka falënderuar edhe skuadrën, e cila ka hyrë në sallën e konferencave ndërsa ai fliste. "Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur këtu, më bëjnë gjithmonë surpriza... Bëjnë gjithçka për t'u stërvitur".

Për të përfaqësuar skaudrën është kapiteni Blerim Dzemaili, i cili ka marrë fjalën të presë sërish Sinisa. "Të themi që na ke munguar është pak, jemi të lumtur që je kthyer sërish të jesh çdo ditë me ne".

Ai që ka folur më pas ishte Dr.Michele Cavo i Spitalit "San't Orsola" të Bologna, që ka shpjeguar procedurën klinike.

"Kishte një arsye për heshtjen time, sepse duhet të ishim të kujdesshëm për vijushmërinë e kurave. E kemi përballuar duke bërë më të mirën. Kjo është një histori jo e zakonshme: kishte shenja fillestare të pamotivuara për atë sëmundje, kishte dyshime të forta në lidhje me natyrën e diagnozës së tij: leuçemia akute mieloide. Një lloj i veçantë i qelizave të bardha të gjakut shumohet pa kontroll, duke bërë që palca të humbasë aftësinë për të gjeneruar qelizat e gjakut ”.

"Sot kemi mjete në dispozicion për terapi të personalizuara. Procesi ka rezultuar në një transplantim të palcës së eshtrave. Kemi pasur dy cikle kimioterapie. E para zgjati më shumë se 30 ditë, e dyta më e shkurtër. Nga cikli i parë eleminuam qelizat e kancerit. Ne hulumtuam donatorët dhe zgjodhëm një nga regjistri. Sot është saktësisht një muaj pas transplantimit. Arritëm të vlerësojmë menjëherë shkallën e përgjigjes së tij. Nuk mund të themi asgjë për post-transplantimin. Rrethi për ne ende nuk është i mbyllur, ne jemi një fazë të hershme".

"Sinisa gjithmonë i ka parë gjërat pozitivisht, ai gjithmonë na ka besuar verbërisht edhe kur përgjigjet vinin negative. Për të është një rreth i mbyllur dhe ne jemi të lumtur që e kemi rikthyer në futboll. "

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI