Flash

Eksperti i Europa League dështon pikërisht aty: shkarkohet Emery, Arsenal vendos ish-sulmuesin trajner

Lapsi.al 29 November 2019
Eksperti i Europa League dështon pikërisht aty: shkarkohet Emery,

Unai Emery nuk është më trajner i Arsenal. Humbja e papritur, e para në fushatën e Europa League këtë sezon, përballë Eintracht Frankfurt i ka kushtuar rëndë teknikut spanjoll, që vuan mbi të gjitha formën e dobët treguar në Premier League, ecuria më e dobët në 27 vitet e fundit. Emery zëvendësoi Arsene Wenger në verën e 2018, por ndryshoi nga francezi zgjati në Londër vetëm 18 muaj. Freddie Ljungberg, ish-sulmuesi i Gunners, do të marrë tashmë detyrën, duke filluar nga ndeshja e të dielës kundër Norwich.

"Njoftojmë sot se është marrë vendimi për tu ndarë nga trajneri Unai Emery dhe stafi i tij", bën të ditur Arsenal në një komunikatë për shtyp. "I kemi kërkuar Freddie Ljungberg të marrë përsipër detyrën dhe kemi plotësisht besim tek ai." Emery ishte në fakt nën presion me Arsenal që arriti në një seri pa fitore prej 7 ndeshjesh. Londinezët kanë 18 pikë në 13 ndeshjet e para, janë tetë pikë larg katër të parave dhe janë të vetmit në gjysëm e parë të renditjes me diferencë negative golash. Spanjolli, në detyrë prej 18 muajsh, kishte një kontratë deri në qershor 2021, e paradoksal është fakti se në kohë që konsiderohet si një ekspert i Europa League, me tre trofe të fituar, ka marrë goditjen finale pikërisht aty…

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI