Flash

Kërkesa/ Partizani e Tirana, derbi kundër tërmetit: të ardhurat nga biletet për bamirësi

Lapsi.al 28 November 2019
Kërkesa/ Partizani e Tirana, derbi kundër tërmetit: të

Ngjarja tronditëse, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën, duke shkaktuar më shumë se 40 viktima e dëme të shumta materiale, kanë vënë në lëvizje edhe strukturat sportive. Klubi Partizani, gjithnjë i kujdesshëm në këto lloj situatash, ka ndërmarrë një nismë, që ka mbërritur si kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit: derbi kryeqytetas me Tiranën të luhet në Air Albania dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Praktikisht, një derbi për bamirësi, për tu solidarizuar edhe më shumë me ato mijëra familje, që u prekën nga pasojat e tërmetit të fuqishëm. Drejtuesit e të kuqve ia kanë komunikuar këtë vendim institucionit të futbollit, që po e vlerëson me prioritet dhe optimizëm, por pa dhënë ende një përgjigje, për shkak se në cështjen, sipas kërksesës së Partizanit, është futur edhe kompania që administron stadiumin e ri kombëtar, ku synohet të luhet përballja ndërqytetase. Partizani, duke qenë se është klubi pritës, kërkon që ndeshja në “Air Albania”, të mos ketë kosto financiare për klubin, duke qenë se të gjitha të ardhurat nga biletat do të dhurohen në ndihmë të njerëzve të prekur nga pasojat e tërmetit.

Kështu, në kohën kur bordi drejtues i “Air Albania” do të vendosë për tu bërë pjesë ose jo e kësaj inisiative të bukur, edhe me negociimin e FSHF, institucioni që drejton futbollin, duhet të vendosë se kur do të luhet derbi Partizani-Tirana, që fillimisht ishte programuar për të enjten në orën 20:00, por me shtyrjen e kampionateve, nuk ka ende një datë për tu luajtur…

Të këshilluara

Video/ Liverpool barazon dhe kthehet i pari

Gol me shumë peshë i Lovren në sfidën kundër Napolit, për raundin e pestë të Champions League. Goli i mbrojtësit në minutën e 65 ka barazuar ndeshjen në Anfield...

22:31

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI