Flash

Etrit Berisha tregon inisiativën e Kombëtares e krenarinë për Kosovën: "Hapën shtëpitë për të prekurit nga tërmeti"

Lapsi.al 27 November 2019
Etrit Berisha tregon inisiativën e Kombëtares e krenarinë

"Tërmeti që ka goditur Shqipërinë është një tragjedi, sepse po vazhdon. Lëkundjet kanë nisur muaj më parë, kur nuk ishte shumë i rrezikshëm. Populli është i frikësuar, e gjëja më e keqe është se vazhdon". Këto janë fjalët e Etrit Berishës, portierit të kombëtares shqiptare, lindur në Prishtinë në Kosovë, për Adnkronos, në lidhje me tërmetin e tmerrshëm që goditi Shqipërinë.

Mobilizimi ndërkombëtar në raste të tilla ka nisur menjëherë. "Po mbërrijnë ndihma nga të gjitha anët e në vecanti populli kosovar po ndihmon shumë, shumë shqiptarë kanë nisur të shkojnë në Kosovë sepse kosovarët kanë hapur shtëpitë e tyre, duke dhënë ndihma të cdo lloji. Eshtë dicka shumë e bukur në këtë situatë tragjike. Edhe ne lojtarët e kombëtares po organizojmë një mbledhje fondesh e kështu nga të gjitha anët po vijnë ndihma", ka shtuar portieri kuqezi.

Edhe bota e futbollit është vënë në lëvizje për të dhënë kontributin e saj, duke nisur nga Lazio e drejtorit sportiv shqiptar Igli Tare. "Lazio ka qenë gjithnjë pranë në raste të tilla, kujtoj kur ndodhi tërmeti në Amatrice, që ishte i tmerrshëm, e Lazio ishte aktive për mbledhje fondi e edhe tani, me këtë gjest, ka treguar se është një shoqëri e një skuadër e gatshme të ndihmojë".

"Jemi të gjithë të trishtë e po ndjekim me vëmendje dhe ankth përditësimin e lajmeve. Kam dëgjuar disa miq në Durrës që më kanë thënë se ishin lëkundje prej 30 sekondash, njëra pas tjetrës që duhket sikur nuk mbaronin kurrë. Edhe familjarët e mi që janë në Prishtinë në Kosovë kanë ndjerë lëkundjet e kanë dalë në rrugë dhe atë natë e kanë kaluar në makinë, sepse kishte frikë për atë që mund të ndodhte, duke parë lajmet mbi atë që ndodhi në Shqipëri".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI