Flash

"Morenon e hoqa unë, ishte i pandershëm": Luis Enrique sulmon ish-mikun e tij

Lapsi.al 27 November 2019
"Morenon e hoqa unë, ishte i pandershëm": Luis Enrique

Luis Enrique do të udhëheqë Spanjën në Euro 2020 por rikthimi i tenikut në pankinë, pas sëmundjes dhe vdekjes së vajzës 9 vjecare, ka shkaktuar polemika të forta në Spanjë. Shkak u bë largimi nga Furitë e Kuqe të Morenos, ish-zëvendësi i tij që udhëhoqi iberikët tek kualifikimi. "Moreno u tregua i pandershëm - komentoi ashpër Luis Enrique - e unë nuk mund të dua një person të tillë me vete. Ambicja e verbër nuk është virtyt, por defekt".

Ai që duhet të ishte një lajm i mirë pr kombëtaren spanjolle e për futbollin në përgjithësi, pas momentit të vështirë që përjetoi ish-tekniku i Barcelonës, u transformua në një stuhi që ka përfshirë federatën iberike pas largimit të Moreno, zëvendësi i tij historik, që udhëhoqi Spanjën gjatë mungesës së Lucho. Shpjegimin për vendimin "o unë o ai" e ka dhënë vetë Luis Enrique në konferencë për shtyp.

"Problemi im me Moreno ka nisur në shtator kur më tha se donte të drejtonte Spanjën edhe në Euro 2020. Unë e kuptoj, kuptoj edhe zhgënjimin e ambicjen e një trajneri, por për mua ishte i pandershëm e unë nuk mund të punoj me një person të tillë, me një ambicje të verbër, që nuk është virtyt por defekt". Aty ka nisur edhe lamtumira e vendosur nga federata spanjolle.

"Jam ndjerë shumë i mbështetur - vazhdoi Luis Enrique -. Nuk ka një ditë ekzakte në të cilën vendosa të kthehem, por ndodhi shpejt. Doja të rikuperoja jetën time e të vazhdojë të bëja atë që më pëlqen më shumë. Presidenti më thirri për të bërë gati stafin tim dhe tani jam i lumtur, kthehem në shtëpi. Eshtë një ditë speciale për mua e familjen time".

Të këshilluara

FOTO/ Ushakova, ana "e nxehtë" e hockey

Quhet Yulia Ushakova dhe është lojtarja qendërsulmuese e skuadrës së Hockey femeror tek Spartak Moskë. Një yll brenda dhe jashtë fushës së akullt, ashtu si dësh...

19:09

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI