Flash

Qese në kokë Ibrahimovic: kjo është hakmarrja e tifozëve të Malmoe pas tradhëtisë së suedezit

Lapsi.al 27 November 2019
Qese në kokë Ibrahimovic: kjo është hakmarrja e

Blerja e 50% të aksioneve të klubit suedez Hammarby ka qenë një goditje e ulët për tifozët e Malmoe, që e konsideronin sulmuesin një ikone të klubit të tyre dhe mbanin me krenari përpara stadiumit statujën e tij. Por tradhëtia e paimagjinuar i ka bërë tifozët, në pamundësi ti nxjerrin nervat Ibrahimovic, të shkarkojnë tërbimin ndaj statujës para stadiumit të tyre, që është inauguruar vetëm pak javë më parë: "Tani përpara stadiumit tonë është pronari i Hammarby, tradhëtar: hiqeni".

Historia, e treguar nga e përditshmja suedeze Aftonbladet, nis nga Tomas Ruzic, që ka hapur një peticion on-line për të hequr statujën, që deri një ditë më parë ishte simboli i Malmoe: "Kur Ibrahimovic zgjedh të pozojë me fanellën e rivalëve e thotë se kërkon ta bëjë Hammarby klubin më të madh në Skandinavi, atëherë do të thotë se nuk ka më punë me ngjyrat tona. Me paratë e tij mund të bëjë ctë dojë, nëse dëshiron Hammarby nuk ka problem, por tani unë them se përpara stadiumit të Malmoe është statuja e pronarit të Hammarby".

E reagimi aktiv ka mbërritur menjëherë, sepse statuja është vandalizuar: është vënë një qese plastike në kokën e Ibrahimovic të bronxtë e pjesë ëc në një krah. "Mendoj se duhet hequr statuja, përpara se të shkatërrohet më shumë" thotë Ruzic, që në pak orë ka marrë mbi 1.500 firma për peticionin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI