Flash

Durrës, vidhet banesa e tre studentëve

Lapsi.al 25 November 2019
Durrës, vidhet banesa e tre studentëve

Dy persona kanë vjedhur nën kërcënimin e thikës banesën e tre studentëve në lagjen nr. 15, Durrës në Durrës.

Një prej autorëve, 22-vjeçari me iniciale S. A., është kapur nga policia gjatë ndjekjes, ndërsa tjetri ka mundur të largohet.

Por ky i fundit është identifikuar nga uniformat blu si shtetasi me iniciale S. A., banues në Vlorë dhe është shpallur në kërkim.

"Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes. Ndërsa autori i dytë u identifikuar si S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij,"-informojnë unifromat blu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në banesën ku jetonin me qira tre studentët.

Nën kërcënimin e një thike autorët u kanë marrë studentëve një shumë prej 800 eurosh.

Dy vlonjatët raportohet se kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona, dy çanta dore dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se ka përfunduar procesi i rinumërimit të një mijë e 407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6...

23:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI