Flash

Albin Kurti vjen në Tiranë për të goditur oligarkët, Rama del në mbrojtje të tyre

Lapsi.al 25 November 2019
Albin Kurti vjen në Tiranë për të goditur oligarkët,

Nëse Albin  Kurti mori rrugën deri në Tiranë për të goditur oligarkët, që po i marrin frymën Shqipërisë, homologu i tij shqiptar ka nxituar t'u dalë menjëherë në mbrojte atyre.

Kryeministri Rama pretendoi se: “Nëse ky do të ishte një vend ku oligarkët bëjnë ligjin… shikoni sa i kanë paguar shtetit… 125 milionë dollarë në qeverisjen tonë. Çfarë influence kanë mbi ne këta?! Këta janë njerëzit më të taksuar dhe kontribojnë më shumë në buxhetin e shtetit.”

Gjatë prezantimit në mjediset e teatrit ArtTurbina të paketës ligjore “Anti- KÇK” ai tha se “emrat e top 10 më të mëdhenjve” janë të njëjtët “e atyre top 10 të katër viteve më parë”. Por edhe vetë alibia që gjeti Rama, e diskrediton mbrojtjen që u përpoq të bëjë ai. Nëse më të mëdhenjë janë ata të kohës së Berishës, ai i fitoi votat në 2013, duke thënë se kur të vinte në pushtet do të përmbyste raportin ku një grusht njerzish (5%) kishin pasuri sa pjesa tjetër (95%) e popullsisë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se ka përfunduar procesi i rinumërimit të një mijë e 407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6...

23:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI