Flash

Diletta Leotta, moderatorja që vjen nga futbolli: “Kjo bota është tepër maskiliste. Ja përgjigjja ime ndaj koreve"

Lapsi.al 22 November 2019
Diletta Leotta, moderatorja që vjen nga futbolli: “Kjo bota

Diletta Leotta, moderatorja e Dazn, ka dhënë një intervistë ku ka folur për sportin dhe tema të tjera, dhe aludimi i fundit është për të fejuarin e saj Daniele Scardina për të cilin nuk flet drejtpërdrejt.

"Pasioni për futbollin? Në fushë isha e mbytur, më linin vetëm në portë. Kur isha adoleshente doja të bëhesha si Federica Pellegrini. Pastaj hoqa dorë dhe u përqendrova te shkolla: Angazhimi që kërkon sporti profesionist është i jashtëzakonshëm dhe je i detyruar të bësh një jetë plot me sdakrifica. E thënë thjesht, zgjodha të bëja gjëra të tjera. Mora leksione të "pole dance", por pa rezultat, është e vërtetë, sepse është një sport shumë i fortë dhe ndihesha e pazonja... Ndoshta jam vërtetë e aftë me boksin..."

Diletta do të drejtojë Gran Gala të Futbollit i cili do të mbahet më 2 nëntor: "Këtë vit do të japim një mesazh shumë të fortë. Për herë të parë do të kem nderin të jap çmimet për 11 femrat më të mira në fushë, ndërkohë që në vitet e kaluara ky vlerësim i dorëzohej vetëm njërës prej tyre si përfaqësuese e të gjithë lëvizjes. Besoj se ky është një hap shumë i rëndësishëm".

Lidhur me stadiumin dhe steriotipet, moderatorja bukuroshe u shpreh: "Bota e futbollit është tepër maskiliste, por avash avash besoj se gjërat po ndryshojnë. Edhe gazetaret sportive janë shumë, të afta dhe të përgatitura. Si reagoj ndaj ngacmimeve? Me shumë elegancë. E kuptoj se stadiumi është një vend ku shkohet për t'u argëtuar, por deri në një pikë: duhet gjithmonë të ketë respekt. Nëse ka ndonjë kompliment reagoj me një buzëqeshje. Jam më e ashpër kur bëhet fjalë për korre raciste, të cilat absolutisht duhen ndëshkuar me ashpërsinë e ligjit"

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI