Flash

Mos e besoni po deshët! Gent Cakaj thyen çdo rekord, organizon konferencë mbarë shqiptare ku flet vetëm vetë

Lapsi.al 20 November 2019
Mos e besoni po deshët! Gent Cakaj thyen çdo rekord, organizon

Shprehja e vjetër shqipe : "Bëmë baba të të ngjaj", në ministrinë tonë të jashtme përkthehet: cakomë zëvendës të të ngjaj. Zv ministri i Ramës, Gent Caka jo vetëm po i ngjan shefit të tij, po në garën e delirit për të performuar para turmave po e kalon edhe vetë kryeministrin. Ai po organizon një konderencë me shqiptarët e rajonit, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, axhendën e së cilës ka arritur ta sigurojë Lapsi.al, ku i ka ftuar bashkëkombasit për tu folur vetëm vete. Po të shihet programi i konferencës "Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare...." (faksimile poshte) Gent Cakaj flet vetëm vetë dhe u lë atyre që kanë marrë rrugën nga ana e anës të ndërhyjnë vetëm nga 5 minuta. E paparë, ai mban dhe fjalën hapse dhe fjalën mbyllëse, është edhe referues i vetëm në sy seksionet e vetme të konferencës. Mos e besoni po të doni, por një delir të dokumentuar e zeza mbi të bardhë as vetë shefi i tij nuk e ka demostruar deri më tani.

©Lapsi.al

Të këshilluara

28 nëntori ditë pushimi edhe në Kosovë

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Flamurit dhe mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, ka marrë vendim që 28 Nëntori, të ...

18:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI