Flash

Zaev: Vetoja franceze më ka shkatërruar personalisht

Lapsi.al 20 November 2019
Zaev: Vetoja franceze më ka shkatërruar personalisht

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistë për “New York Times“, të publikuar ditën e martë, tha se bllokimi i zgjerimit të BE-së mund të shkaktojë ndryshime dramatike në rajon.

Deri para dy muajve, lideri i kombit të vogël të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut shkonte drejt, përshëndetur nga liderët botëror, i lavdëruar nga njeriu i parë i OKB-së sepse ofroi një pikë të rrallë të ndritshëm në peizazhin botëror të trazuar, ndërsa gjithashtu u gjend në listën e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan gazeta “New York Times”.

Kryeministri Zoran Zaev ka investuar karrierën e tij politike dhe të ardhmen e vendit të tij në zgjidhjen e një mosmarrëveshje tre dekadash me Greqinë fqinje për emrin e këtij vendi. Me ndihmën e punës së palodhur dhe përtej pritjeve, ai pati sukses. Por, ulur para zyrës së tij në Shkup, gjithçka duket e largët.

“Po thyhem nga brenda”, tha Zaev “New York Times”. Gazeta shkruan se pritej që ndryshimi i emrit të hapte rrugën e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, por Franca vuri veton ndaj vendimit muajin e kaluar, duke kërkuar reforma në procesin e pranimit. Zaev tha se kjo e ka shkatërruar personalisht, psikologjikisht, ku shtoi se ai është i shqetësuar jo vetëm për veten dhe vendin, por edhe për tërë stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë.

“Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të rriten përsëri. Ekziston rrezik nga konflikti në vetë shtetet, por edhe në mes shteteve”, tha Zaev, raporton Ina.

Të këshilluara

28 nëntori ditë pushimi edhe në Kosovë

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Flamurit dhe mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, ka marrë vendim që 28 Nëntori, të ...

18:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI