Flash

Ronaldo i përgjigjet Sarrit: 98 gola me Portugalinë, 11 nga rekordi historik

Lapsi.al 15 November 2019
Ronaldo i përgjigjet Sarrit: 98 gola me Portugalinë, 11 nga rekordi

Cristiano Ronaldo i përgjigjet në fushë Maurizio Sarri dhe jep një mesazh me zhurmë golash, duke realizuar tregolësh kundër Lituanisë e duke i dhënë një goditje polemikave të ditëve të fundit dhe vetë trajnerit të Juventus, që e përcaktoi të dëmtuar dhe jashtë forme, pas zëvendësuimit të dytë radhazi. Fenomeni portugez ka prekur tashmë kuotën 98 gola me Portugalinë, duke arritur tashmë 11 gola larg iranianin Ali Daei, kryegolashënuesi i të gjithë kohërave me kombëtaret.

Në fillim fitoi dhe realizoi një penallti (7'), pastaj ka vendosur sigurinë me një të djathtë të harkuar që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Setkus (22') e në fund fiksoi tregolëshin në të 65' me një goditje në trekëndësh. Cristiano Ronaldo i përgjigjet në mënyrën e vetme që di, duke shënuar gola e udhëhequr skuadrën si lider. Kombëtarja arriti në momentin e duhur për CR7, duke mbyllur diskutimet e shpërthyera me dy zëvendësimet me Juventusm, në Champions e kampionat kundër Milan. Në 2019 në 9 ndeshje me luzitanët Ronaldo ka realizuar bukurinë e 13 golave, nga të cilat 10 në 5 ndeshjet e fundit. E në të 83', kur Santos e thërriti në pankinë, nuk mund të mungonte standing ovation në Estádio Algarve për kampionin më të dashur e adhuruar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI