Flash

Edy Reja i zhgënjyer: "Nuk më pëlqeu loja, as qëndrimi i disa lojtarëve...Sot u treguam mendjelehtë"

Lapsi.al 14 November 2019
Edy Reja i zhgënjyer: "Nuk më pëlqeu loja, as qëndrimi

Trajneri i Kombëtares Edy Reja është shfaqur shumë i zhgënjyer jo vetëm nga rezultati i takimit 2-2 me Andorrën, por mbi të gjitha me paraqitjen e të tijve. "Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë ndeshje që kemi bërë. Nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtëreve në fushë, nuk më pëlqeu loja, por as rezultati. Sot u treguam mëndjelehtë, na vuri në vështirësi ana mendore dhe psikologjike. Ne kemi bërë paraqitje më të mira sesa kjo. Nuk e kuptova pse ishim të lëxueshëm dhe të parashikueshëm, në lojën tonë. E kishim parashikuar këtë gjë, dhe nuk kuptova dot këtë rezultat dhe rendiment”.

Për sa i takon pikëve të humbura trajneri kuqezi tha: “Kishim zgjedhje të limituara. Gjasula ishte i skualifikuar. Bare rrezikonte ndeshje me Francën. Kundër Andorrës, u përshtata nivelit të saj. Ajo që nuk më pëlqeu ishte manovra e ekipit., që ishte e ngadaltë. Doja më shumë nga skuadra dhe nga këta lojtarë”.

I pyetur nëse mbi rëndësinë e ndeshjes, Edy Reja u shpreh: “Ishte gjëja e parë që bëra, pasi i grumbullova, i tregova rëndësinë e ndeshjes. Shqipëria ka sëmundje kundër skuadrave më të dobëta se ajo që mbyllet në mbrojtje. Kundër skuadrave që sulmojnë del në lojën e saj. Jam i zhgënjyer nga ky rezultat. Ishim më ekspertë dhe më teknikë dhe shpresoja në një rezultat më pozitiv.”

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI