Flash

Video / Lamtumirë rekord: Andorra barazon dhe prish festën ende pa filluar

Lapsi.al 14 November 2019
Video / Lamtumirë rekord: Andorra barazon dhe prish festën ende pa

Andorra është e rëndësishme kishte lajmëruar Edy Reja përpara ndeshjes, me aq insistim sa vetëm pas 2-2 të arritur në ndeshjen e fundit të kombëtares në Elbasan Arena mund të kuptohet plotësisht. 15 pikët e rekordit mbeten një mirazh, vetëm nëse mundim në "Air Albania" kampionët e botës.

Reja ndoshta e ekzagjeroi, ndoshta sepse po të llogarisje kundërshtarin, mund të ketë patur edhe të drejtë, që rezultati nuk ia dha. Me 6 ndryshime, kuqezinjtë patën impakt drithërues me një gol të anulluar Ndojit dhe më pas atë të vlefshëm të Balaj në vetëm 6 minuta. Por vetëm kaq sepse kuqezinjtë u bënë makinozë e të parashikueshëm.

Christian Martinez shënon dy gola spektakolarë, duke tronditur keq skuadrën e Rejas. Sulmuesi që në karrierë kishte shënuar vetëm 3 gola, dy i shënon ndaj një mbrojtje inekzistente të Shqipërisë. Veseli nuk bëri dot Dermakun dhe i gjithë reparti e vuajti. 70% e zotërimit të topit nuk I vlejti kuqezinjve të ndryshonin fatet e lojës, që pas aktivizimit të Bares, Hysajt e Seferit pati një marsh më shumë, por jo të duhurin.

Manaj shënoi barazimin, në një veprim spektakolar në zonë, por goli i fitores nuk erdhi edhe pse Seferi i shkoi pranë dhe përpjekjet u bënë. Andorra pasi në ka mundur në një miqesore në 2002 duke marrë fitoren e parë në histori, tani i merr barazimin e parë në këtë fushatë Shqipërisë.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI