Flash

I rrezikohet karriera nga biznesmeni/ Nis seanca në KPA për Besnik Muçin

Lapsi.al 7 November 2019
I rrezikohet karriera nga biznesmeni/ Nis seanca në KPA për Besnik

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka nisur seancën për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin.

Sipas Komisionerit Publik, Muçi dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë. “Provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat ndryshe nga ai i pari.“, ka deklaruar sot në seancë KP-ja.

Debatet në seancën e sotme:

Komisioneri Publik: Provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat ndryshe nga ai i pari.

Besnik Muçi: Kërkoj të administrohet si provë bilanci i kompanisë turke, që është huadhënëse. Kërkoj t’i dorëzoj parashtrimet në shqip dhe anglisht.

Është zbuluar emri i biznesmenit të fuqishëm që po i rrezikon karrierën Besnik Muçit, anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga Këshilli i Pavarur të Kualifikimit (KPK), u ankimua nga Komisioneri Publik, pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë ishte i dënuar për moskallëzim krimi.

Bëhet fjalë për Armand Lilon, të cilit sipas raportit të DSIK-së, Muçi i detyrohet 21 mijë euro. Po ashtu, sipas DSIK-së, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me këtë biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore.

Muço tha se Lilo është taksapaguesi më i madh i Bashkisë së Tiranës dhe një ndër punëdhënësit më të mëdhenj. Anëtari i Kushtetuese tha se nuk e ka hetuar asnjëherë Lilon dhe se nuk kishte dijeni se ai kishte probleme me ligjin.

Gjyqtari po përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) në kuadër të procesit të vetting-ut. Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda me argumentet se ka probleme me pasurinë dhe figurën morale.

Muçi u propozua për Kushtetuesen nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më, ndonëse ende nuk i ka mbyllur "llogaritë" me vetting-un. Në dekretin e emërimit të tij, Meta bënte me dije se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). @Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI