Flash

Dalin detajet/ Çfarë tha Rraja në gjyqin me dyer të mbyllura për atentatin ndaj Ndojës

Lapsi.al 6 November 2019
Dalin detajet/ Çfarë tha Rraja në gjyqin me dyer të

Redjan Rraja, i arrestuar si një nga personat e dyshuar për atenatin në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja, u la në burg të mërkurën. Në sallën e gjyqit, ai shprehu vetëm fjalët: “shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj”.

Ndërsa në dëshminë e dhënë pas arrestimit nga policia, Rraja ka thënë se ditën e atentatit, më 1 nëntor 2019, ka qenë në Tiranë dhe në shtëpinë e tij ne Nikël, ndërsa ka mohuar të ketë njohje me prokurorin Arjan Ndoja dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë me të, Landi Muharremi dhe Andi Maloku.

34 vjeçari ka thënë se nuk njihte as pronarin e makinës së atentatorëve dhe se nuk kishte hipur asnjëherë në të. Nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja ka mohuar të ketë njohje me personat që qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj prokurorit Ndoja.

Grupi hetimor ka gjetur gjurmët e tre gishtave të Rrajës tek syzet e tij të personalizuara. Syzet janë gjetur në vendin e parë të shoferit, ndërkohë që pritet dalja e ekspertizës për pështymën e gjetur në maskë si edhe fijet e flokut.

Rraja ka thënë se dhe syzet e gjetura në Benzin E280 të atentatorëve, të braktisur pas ngjarjes në fshatin Shkafanë të Ishmit, nuk ishin të tijat por nuk ka mundur t’i japë përgjigje pyetjes së prokurorëve se si kishin përfunduar gjurmët e tij të gishtërinjve te këto syze.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar përgjimet telefonike të aparateve celularë të sekuestruara Redjan Rrajës, për të parë nëse ai ka qenë ose jo në vendin e atentatit. Ky pritet të jetë dhe argumenti i prokurorëve për të provuar autorësinë e tij në atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Hetimi është përqendruar te zbulimi i bashkëpunëtorëve të tij në këtë ngjarje. Dyshohet se Rraja nuk ka vepruar i vetëm.

Pas dyshimeve se mund të ishte përfshirë në ngjarje, prokurorët menduan fillimisht ta mbanin Rrajën nën vëzhgim, por ishte nisja e tij për në Mal të Zi që i shtyu ata të kërkonin arrestimin me frikën se mund të largohej nga vendi. ©lapsi.AL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI