Flash

Atentati, provat që 'fundosën' Redjan Rrajën dhe dëshmia e tij para hetuesve

Lapsi.al 6 November 2019
Atentati, provat që 'fundosën' Redjan Rrajën dhe

Gjyata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 34-vjecarin Redjan Rraja, i dyshuar si një prej atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja. Edhe pse ai e mohoi përfshirjen në këtë ngjarje, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e nipit të deputetit të PS-së. Policia ka gjetur prova të forta kundër Rrajës. Ai u kap teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm. Policia dyshon se përveç tij, të përfshirë në këtë atentat janë edhe 3 persona të tjerë. Ndaj tij rëndojnë akuzat: ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ e ‘armëmbajtje pa leje’.

Redjan Rraja njihet edhe si mjeku stomatolog  që prishi provat në vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016. Emri i Redjan Rrajës, u përmend sërish vitin e shkuar kur ish-oficeri Emiljano Nuhu denoncoi kërcënimin e marrë nga Rraja dhe kushëriri i tij, Ramazani. Para hetuesve 34-vjecari ka thënë se s’ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk ka lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur prokurori. Nuk i njoh personat e përfshirë, ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë", mesohet te kete thene Rraja.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI