Flash

Rama vijon sulmet ndaj "KÇK"-së: S’do t’i gëzoni paratë e pista

Lapsi.al 6 November 2019
Rama vijon sulmet ndaj "KÇK"-së: S’do t’i

Kryeministri Edi Rama vijon tërthorazi sulmet ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe grupit të ashtuquajtur "Kap ça të kapësh", duke përdorur këtë herë takimin e përjavshëm të "bashkëqeverisjes".

Pasi dëgjoi ankesën e një qytetari për Kadastrën e Durrësit, Rama doli në shtegun e paracaktuar, tek ligji dhe masat speciale kundër grupit KÇK-së, pjesë e të cilit është sipas tij edhe Ndoja.

"Na preke në një plagë të hapur që është Kadastra e Durrësit. Ligji special dhe masat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë kadastrën e Durrësit dhe ato të shqipërisë nga rrethimi që është mbledhur prej shumë e shumë vitesh. Krimi i organizuar po përpiqet të shpërlajë paratë e pista në zona turistike. Por nuk do t’i gëzojnë. E kam dëgjuar këtë, që s’do të funksionojë kështu. Por të funksionojë siç duhet, duhet të kemi shtetin modern evropian, që s’bëhet sa hap e mbyll sytë, dhe aq më tepër t’a ndërtosh nga gërmadhat. Megjithatë jam dakord me ato që the dhe përsëri po të them, se sa kanë ‘shirë nuk do shinë’. Çfarë kanë grabitur s’do e gëzojnë.”- tha kreu i ekzekutivit.

Deklarata e kryeministrit vjen pak ditë pas atentatit që ndodhi në Shkozet, ku prokurori Ndoja ra pre e një atentati. Më herët, Rama e akuzoi Ndojën si një prokuror që punon për bandat kriminale, pasi ai urdhëroi arrestimin e drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Nga ana tjetër, Rama nuk e ka komentuar faktin që i dyshuari kryesor i atentati është i afërm i deputetit socialist, Rrahman Rraja, i përmeduar edhe më parë në lidhje me çështjen “Xhisiela”, ku ishte i implikuar i biri, Rexhep Rraja, si edhe kushëriri i tij që u ndalua ditën e djeshme. @Lapsi.al

Të këshilluara

Basha: Nuk kam lidhje me asnjë oligark

“Nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark”. Kështu iu përgjigj kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzave që i janë bërë për shpërguljen në një vilë luksoze në periferi...

22:59

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI