Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

110 milionë lekë në postën e Krujës u grabitën me furgon akulloresh

Lapsi.al 5 November 2019
110 milionë lekë në postën e Krujës u grabitën me

Janë mësuar detaje të reja në lidhje me grabitjen e 110 milionë lekëve të vjetra në degën e postës në Krujë, ku drejtor i saj rezulton të jetë Xhelal Rraja. Grabitja e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme është kryer nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje me një kamionçinë akulloresh (frigoriferike).

Hajdutët kanë kaluar në pjesën e pasme të degës së postës dhe kanë sulmuar rojën e privatit, i cili u arrestua nga policia ditën e djeshme për moskallëzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës. Pasi kanë goditur rojën, grabitësit e kanë detyruar këtë të fundit që t’i ndihmojë në vjedhjen e parave. Kamerat në degë dhe ato të biznesve përreth kanë filmuar çdo veprim të grabitësve, por ende policia nuk ka mundur t’i gjejë.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në adresë të Xhelal Rrajës, vëllait të deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Berisha ka përcjellë denoncimin e një qytetari, i cili thotë se Xhelal Rraja ka lidhje me vjedhjen në fjalë dhe se vetë drejtori ka qenë i dënuar më parë për krime në Gjermani, ndërsa tani është një ndër personazhet kryesore të botës së krimit në zonë. Më tutje, denoncuesi vë në dukje se dhjetëra biznese janë kërcënuar prej tij dhe fisit Rraja për t’i vënë gjoba deri në 10 mijë euro.

Kujtojmë se fisi Rraja është lakuar ndjeshëm këto ditë për shkak të përfshirjes së Redjan Rraja në atentatin e ndodhur në Shkozet, ku u qëllua mbi prokurorin Arjan Ndoja dhe të ‘fortin e Sukthit’ të njohur si Rrumi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI