Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Basha kërkon falje për listat e deputetëve të 2017-ës: Pësim që u bë mësim

Lapsi.al 5 November 2019
Basha kërkon falje për listat e deputetëve të 2017-ës:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur edhe një herë te hartimi i listave të deputetëve në vitin 2017. Ai thotë se e ka pranuar gabimin e bërë dhe se për këtë ka kërkuar ndjesë në vazhdimësi.

“Padyshim! Dhe e kam bërë këtë ndjesë në mënyrë të përsëritur. Një gjë duhet të qartësojmë, që këto ishin vendime që u morën në 5 ditë dhe njerëzit që janë futur aty, që sot janë vënë në shërbimin e maxhorancës me mjetet që kjo qeveri, ky pushtet dhe ky kryeministër di t’i përdorë shumë mirë, vijnë nga fundi i listave dhe përfaqësojnë parti shumë të vogla aleate.

Ky nuk është justifikim. Është një mësim i mirë, sepse në fund të fundit çdo kandidat në listat e PD duhet t’i nënshtrohet vetingut të brendshëm të PD, siç është sanksionuar edhe në statut. Po ashtu, do të legjitimohet përmes anëtarësisë së PD dhe, përmes këtyre dy mekanizmave do të garantojmë një përfaqësim të plotë, dinjitoz me vlerat më të mira, nga i pari tek i fundit i listës.

Kjo listë na solli në vëmendje që edhe kandidati i fundit i listës ka rëndësi, ka vlerë, qoftë edhe si tregues i përfaqësimit. Ky pësim është kthyer në mësim për PD dhe për ne si opozitë”- tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI