Flash

Arrestimi i të afërmit të deputetit të PS-së, Berisha: Rraja i partisë zbatoi urdhrat e Ramës

Lapsi.al 5 November 2019
Arrestimi i të afërmit të deputetit të PS-së, Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar arrestimin e Redjan Rrajas, në cilësinë e njërit prej autorëve të dyshuar të atentatit të javës së shkuar, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Landi Muharremi (Aleksandër Laho), i njohur si "i forti i Sukthit".

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në "Facebbok", Berisha shkruan se Rraja, i afërm i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja, ka zbatuar urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

Më tej, Berisha sjell  në vëmendje çështjen e bujshme "Xhisiela", ku ishin të implikuar i ndaluari i ditës së sotme dhe kushëri i tij, Rexhep Rraja, i cili kishte një lidhje dashurie me denoncuesen e kërcënimeve.

REAGIMI I BERISHËS

Rraja i partise zbatoj urdherat e Edvin Mafise!

Miq, sot u arrestua nje nga kriminelet, Redjan Rraja, anetar i klanit famoz kriminal te partise Rraja, i cili akuzohet se kishte gishtin ne shenjestren e caktuar nga Edvin Mafia kunder prokurorit Ndoja. Per t’u njohur me mire se cili eshte Redjani i partise po ju rikujtoj biseden, kercenimin e tij te oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi sjelljen shtazore, sadiste te djalit te kreut te klanit mafioz Rraja, deputetit te Edvin Mafise, Rexhep Rraja. Ne bisede Redjoni i Edvin Mafise sipas procesverbalit te dosjes i thote oficerit Nuhu se ketu ne Fushe Kruje ligjin e bejne Rrajat dhe jo policia. Miq, diten e atentatit nxora statusin se eleminimin prokurorit Ndoja e donte Edvin Mafia per shkak te Kepit te Rodonit.

Rraja eshte vetem njeri nga vrasesit e partise qe implikon Edvin Mafine.

Te shohim per te tjeret?! sb

Komunikimi në Whats App:

Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Ëhatsapp i vjen një mesazh:

-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër

Takimi në lokal me Rrajat.

Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

Statusi:

“Eleminimi i prokurorit Ndoja lidhet me interesa direkt te Rames dhe mafies se tij ne Kepin e Rodonit.

Policia prej 10 ditesh e kishte ne “mbrojtje” prokurorin armik te Edvinit!

Akuza te renda per Edvin Mafine per atentatin kunder prokurortit Ndoja! sb

Doktorr prokurori Ndoja esht viktime e mafjes se kepit te Rodonit me ne krye vet Edi Ramen. Ai prej me se 10 ditesh ishte ne mbrojtje te shkalles me te larte te policise e cila me sa duket kishte marre detyre te realizoj “masen ekstreme”

qe njoftoj vet Edi Rama ne paralment prandaj ju keni shume te drejte kur shkruani se atentatin e beri mafja qevetitar,kjo situate nuk mund te vazhdoje me keshtu !Kryebanditi me mekembesin e tij lilipud kercenimet qe bene para dy javeve i realizuan me atentatin sot.”

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI