Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Si u vra shqiptari 21-vjeçar nga bariu italian/ Shkak një derr që zbuloi kokainën

Lapsi.al 5 November 2019
Si u vra shqiptari 21-vjeçar nga bariu italian/ Shkak një derr

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Andrea Ndoja në 9 maj 2018 në Itali. Sipas të njëjtave burime shqiptari kishte qenë pjesë e një grupi të trafikut të kokainës. Nga hetimet që zgjatën nga shtatori 2018 deri në mars 2019 u zbulua se autor i vrasjes ishte një bari italian i quajtur Giulio Sale. Ai është vënë në pranga së bashku me 3 shqiptarë të tjerë.

Së bashku me viktimën kishin krijuar një rrjet të trafikut të kokainës të cilën e gropoznin në pyll në kavanozë të mëdhenj. Nga hetimet u zbulua se shkak për grindjen është bërë një derr që kishte gërmuar pranë një kavanozi me kokainë duke e shkatërruar atë.

Nga zbardhja e tablateve telefonike dhe mesazheve në whatsapp shihet se ata fajësonin njëri tjetrin për humbjen e drogës. Grupi qarkullonte rreth 2 kg kokainë në muaj të cilën e shisnin nga 80 në 100 euro/grami. Autori i vrasjes u dënua me 16 vite burg pasi pranoi një proces të shkurtuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI