Flash

Probleme në kriteret e Vetting-ut/ Shkarkohet kreu i Gjykatës së Elbasanit

Lapsi.al 6 November 2019
Probleme në kriteret e Vetting-ut/ Shkarkohet kreu i Gjykatës së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurtin. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në ngarkim të tij, KPK-ja ka gjetur pasaktësi në pasurinë e Kurtit.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Sipas raportit të KPK-së, Kurti rezultonte të kishte probleme jo vetëm me pasurinë, por dhe me kriteret e tjera të procesit të procesit të vetting-ut, siç janë pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

KP-ja hodhi dyshime mbi disa nga pronat që rezultojnë të jenë krijuar me burime të pajustifikuara. Po ashtu, bazuar në një raport sekret, KPK-ja ngriti dyshimin se Kurti ka lidhje me krimin e organizuar.

Kësaj rezymeje disavantazhuese ndaj Kurtit, i shtohej një vendim i paargumentuar për një masë sigurie "arrest me burg",  që e bënë të pamundur rikonfirmimin në detyrë të gjykatësit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha: Nuk kam lidhje me asnjë oligark

“Nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark”. Kështu iu përgjigj kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzave që i janë bërë për shpërguljen në një vilë luksoze në periferi...

22:59

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI