Flash

Basha: Nuk kam lidhje me asnjë oligark

Lapsi.al 5 November 2019
Basha: Nuk kam lidhje me asnjë oligark

“Nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark”. Kështu iu përgjigj kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzave që i janë bërë për shpërguljen në një vilë luksoze në periferi të Tiranës. Në një intervistë për RTSH, Basha tha se kjo çështje është ngritur me qëllim përbaltjen e tij.

INTERVISTA

Pyetje: Ajo çfarë kërkohet nga lideri i opozitës janë standardet minimale të transparencës. Ju keni thënë që keni kaluar me qera përkohësisht, por ndoshta njerëzit do të kërkonin një kontratë qiraje...

Lulzim Basha: Këto janë gënjeshtra të cilat janë shpërndarë nga qeveria, me synimin cinik për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Sqarimet e mia kanë qënë të plota dhe shteruese. Por, unë nuk kam ndërmend ti hyj dhe të bëhem pjesë e kësaj loje me të cilën ka për qëllim, pikërisht, për të hequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur me të cilat përballen sot shqiptarët.

Prandaj detyra ime është të jem me shqiptarët, ky është edhe qëllimi i turit në të cilin jam përfshirë dhe do të vazhdoj, për të dëgjuar të vërtetat dhe jo gënjeshtrat që kanë për qëllim pikërisht të heqë vëmendjen nga këto të vërteta. Janë gënjeshtra të pastra pa asnjë bazë. Gjithçka që është hedhur nga ato media të kontrolluara nga qeveria, janë të gjitha gënjeshtra.

Është sqaruar gjithçka. Kam lëvizur me qira për një periudhë të përkohshme dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark dhe nuk do të kem lidhje me asnjë oligark. Sulmet ndaj meje kanë për qëllim të heqin vëmendjen nga këto të vërteta. Dhe nuk kam për t’u tërhequr nga beteja ime kundër asnjë oligarku dhe asnjë të inkriminuari.

Pra, kanë për qëllim vetëm të heqin vëmendjen nga të vërtetat e hidhura, nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Nga negociatat, me Kajmakun, atentatet mafioze kundër prokurorëve. Sa herë që Edi Rama dhe qeveria ndodhën në këto vështirësi, fabrikojnë gënjeshtra kundër meje personalisht dhe kundër familjes time.

Pyetje: Mund të botoni një faksimilje të kontratës dhe nuk do të merreshin më me ju.

Lulzim Basha: Shiko, kontratat dhe gjithçka tjetër janë të depozituara dhe këto i dinë fare mirë të gjithë. Qeveritarët dhe tellallët e tyre i dinë fare mirë sepse gjithçka është publike. Ajo që po ju them është kjo: E gjitha është një gënjeshtër, pa asnjë bazë në realitet dhe që ka një qëllim të vetëm, të heqë vëmendjen, në radhë të parë nga lista e gjatë e dështimeve të Edi Ramës, dhe së dyti nga të vërteta e hidhura të shqiptarëve.

Po jua them edhe njëherë zoti Dervishi. Unë refuzoj të bëhem pjesë e kësaj loje të ndyrë me një qëllim politik, të heqë vëmendjen nga dështimet e kësaj qeverie, nga të vërtetat e hidhura të shqiptarëve. Koha ime, e cila nuk është vetëm e imja, por është e qytetarëve shqiptarë, është e opozitës, është e interesit publik, do të shkojë tek interesi publik dhe interesi publik, është kjo që po bëj. Bashkëbisedimi me qytetarët, evidentimi i këtyre të vërtetave të hidhura dhe ardhja së bashku tek zgjidhjet e përbashkëta për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI