Flash

Atentati/ Redjan Rraja del sot para Krimeve të Rënda, zbulohen detaje nga dëshmia në Prokurori

Lapsi.al 6 November 2019
Atentati/ Redjan Rraja del sot para Krimeve të Rënda, zbulohen detaje

Redjan Rraja, 34-vjeçari i arrestuar një ditë më parë në cilësinë e një prej autorëve të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, do të dalë sot  para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohuar me masën e sigurisë.

Seanca në ngarkim të Rrajës do të zhvillohet në orën 14:00. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale "vrasje e funksionarëve publikë", "vrasje e mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje".

Ndërkohë, kanë dalë edhe disa detaje nga dëshmia e tij e dhënë në Prokruori, pasi u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Rraja ka mohuar përfshirjen në organin e akuzës, duke thënë se nuk bëhej fjalë për tentativë arratisjeje, por ishte duke u larguar me makinën e tij drejt Italisë për "punë personale".

34-vjeçari u arrestua pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e tipit "Benz" të gjetur nga Policia në Ishëm pas atentatit. Rraja, i afërm i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rraja, nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai u arrestua më 3 maj të vitit 2016, pasi u akuzua se pengoi zbardhjen e vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në 1 maj të atij viti në lokalin “De Niro” në zonën e ish-bllokut në Tiranë. 34-vjeçari u dënua me 8 muaj burg për veprën penale të “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në lidhje me vrasjen e mikut të tij, ngjarje e ndodhur më 1 maj të 2016-s, në një lokal në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Më tej, dy vjet më pas, Rraja do të shfaqej në dosjen e famshme të njohur si “Xhisiela”, ku ishte i përfshirë drejtpërdrejt kushëriri i tij, Rexhep Rraja. Në materialin hetimor të publikuar në momentin kur ngjarja u bë publike, Xhisiela Maloku dëshmoi në Prokurori se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja, si edhe shtetasi Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin ndaj tyre në Policinë e Tiranës. “Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zorrë duke më thënë na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar , unë i mohova dhe i thash që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit.”-tha Xhisiela për organin e akuzës.

Pak ditë pasi u bë publike ngjarja, Xhisiela doli para mediave dhe mohoi gjithçka kishte deklaruar deri në atë moment duke rrëzuar versionin se ishte dhunuar nga djali i deputetit të PS-së, me të cilin kishte patur lidhje dashurie.

Emri i Redjan Rrajës u përmend edhe nga oficeri Emiljano Nuhu si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar me armë në kokë për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të Malokut. Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Ai tha se pasditen e 30 korrikut, dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet “WhatsApp”-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Sipas Policisë, këto kërcënime ishin sajuar nga Nuhu para se të arratisej për në Zvicër, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha: Nuk kam lidhje me asnjë oligark

“Nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark”. Kështu iu përgjigj kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzave që i janë bërë për shpërguljen në një vilë luksoze në periferi...

22:59

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI