Flash

Pas qeverisë, edhe KLP-ja kërkon dënimin e prokurorit Ndoji

Lapsi.al 6 November 2019
Pas qeverisë, edhe KLP-ja kërkon dënimin e prokurorit Ndoji

Pas sulmeve të dy eksponentëve me të rëndësishëm të qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe numrit të dytë të ekzekutivit, Erion Braçe, Këshilli i Lartë e Prokurorisë (KLP), organi i pare i dalë nga Reforma e re ne drejtësi, në një letër adresuar Kryeprokurores Arta Marku, ka kërkuar nisjen e hetimit disiplinor ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Ndonëse me ndryshimet e reja të reformes një kompenencë e tillë i takon Inspektoriatit të Lartë i Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm (jo të përkohshëm) kreu i KLP Gent Ibrahimi, ka gjetur arsye ta motivojë kërkesën me nevojën për të zbuluar nëse është konsumuar apo jo prej Ndojit shkelje disiplinore, nisur nga prononcim pa ze dhe pa figurë dhënë për median "A2 News", ku theksohej se prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore e cila ofron konsulencë për çështje të ndryshme.

Sipas KLP-së, nëse ky fakt do të rezultonte i vërtetë, "do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë' ”.

Më tej, KLP-ja shton se kërkesa drejtuar Markut bazohet në nenin 119 të ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. @Lapsi.al

LETRA E PLOTË:

E nderuar znj. Marku,

Ngjarja e ndodhur në datën 01.11.2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua me armë zjarri ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, dhe si rezultat i atentatit mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku si dhe një person tjetër i identifikuar me emrin Aleksandër Laho, është një ngjarje e rëndë në rradhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend.

Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhëne për median A2 Neës nga prokurori Ndoji, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për cështje të ndryshme. Ky fakt nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 160/5 i Ligjit 96/2016“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe nenit 194/2 gërma ç, i Ligjit 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në rradhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Sa më lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në nenin 119 të ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkon nga ana Juaj, nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, duke gjykuar nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Mbetemi ne pritje te gjetjeve dhe propozimeve Tuaja.

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin,

KRYETARI

GENT IBRAHIMI

 

 

Të këshilluara

Basha: Nuk kam lidhje me asnjë oligark

“Nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark”. Kështu iu përgjigj kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzave që i janë bërë për shpërguljen në një vilë luksoze në periferi...

22:59

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI