Flash

Tiranë/ Shpërndanin droga të forta, 3 persona në pranga

Lapsi.al 6 November 2019
Tiranë/ Shpërndanin droga të forta, 3 persona në pranga

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, nën akuzën e shpërndarjes së drogave të forta të llojit "kokainë" dhe "heroinë" në doza të vogla.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale F.L., 30 vjeç, banues në Elbasan, I.Z., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S.H., banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë në kuadër të operacioneve "Farka" dhe "Alliasi" të finalizuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kokainë, shuma parash, aparate celulare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohen dy operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Operacioni “Farka”, sekuestrohen kokainë, shuma parash të përfituara nga shitja e saj dhe 3 aparate celulare. Arrestohen në flagrancë 2 persona.

Operacioni “Alliasi”, sekuestrohet heroinë, një peshore elektronike, dy armë të ftohta, një sasi parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe disa aparate celulare. Në pranga poseduesi.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza, organizoi dhe finalizoi dy operacione.

Në kuadër të operacionit “Farka”, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë. Për këta shtetas ishte marrë informacion në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë, kryesisht gjatë mbrëmjes, në zonën pranë liqenit të Farkës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Agush Gjergjevica”, këta shtetas janë kapur në flagrancë me 11 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 37 300 lekë dhe një sasi valute, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 aparate celulare.

Po gjatë orëve të fundit, u zhvillua operacioni “Alliasi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, kryesisht heroine, në zonën e Alliasit, Tiranë.

Në rrugën “Njazi Meka” ky shtetas është kapur në flagrancë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë 8.4 gr. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 2 thika, qese farmaceutike, një peshore elektronike, 3 800 lekë dhe 3 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Janë sekuestruar në total gjatë kontrolleve të ushtruara: 11 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 8.4 gramë lëndë e dyshuar heroinë, 6 aparate celulare, 2 thika, peshore elektronike, 41 100 lekë dhe një sasi valute, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Të këshilluara

Basha: Nuk kam lidhje me asnjë oligark

“Nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark”. Kështu iu përgjigj kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzave që i janë bërë për shpërguljen në një vilë luksoze në periferi...

22:59

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI