Flash

Raporti i Bankës Botërore: Korrupsioni në Shqipëri, shumë më keq se 6 vjet më parë

Lapsi.al 6 November 2019
Raporti i Bankës Botërore: Korrupsioni në Shqipëri,

Në vrojtimin e sipërmarrjeve në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore për 6 vjetët e fundit, Banka Botërore ka arritur në përfundimin se "biznesi i rryshfeteve" është zgjeruar në Shqipëri, pasi kompanitë vendase janë detyruar të paguajnë më shumë para nën dorë për zyrtarët e shtetit.

Në kryerjen e këtij vrojtimi, ku kompanitë pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit, si: korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator, ka rezultuar se mbi 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo është një shifër shqetësuese, duke marrë në konsideratë se është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

Për më tepër, korrupsioni është përkeqësuar edhe në kohë. Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6 %  në 36.1 % aktualisht.

Indikatorët matës për korrupsionin në këtë vrojtim janë kërkesat për ryshfet, përqindja e kompanive që japin para nën dorë për inspektorët e taksave, si dhe përqindja e bizneseve që japin dhurata për të marrë kontrata nga qeveria. Këta tregues janë përkeqësuar dyfish, përveç trendit të firmave që japin dhurata për të marrë kontrata publike, e cila është ulur nga 39.5 % që ishte në vitin 2013 në 15.3 % aktualisht. @Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI