Shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tirana dhe policisë belge çoi në pranga një 30-vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në orët e mbrëmjes së të mërkurës Policia Kufitare e Rinasit mori një informacion nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika dhe mund të prezantohej me dokumente të falsifikuara. Në momentin e zbritjes nga avioni u arrestua Beqo Brahimaj, 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.
Si ishte shpallur në kërkim në pas vendimit të 5 qershorit 2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim. Gjithashtu po për këtë person, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". ©LAPSI.al
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-11-06-at-22.15.58.mp4"][/video]