Flash

Ditmir Bushati del hapur: Modeli ynë dështoi, krimi me influencë politike në Shkodër

Lapsi.al 6 November 2019
Ditmir Bushati del hapur: Modeli ynë dështoi, krimi me influencë

“Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit por mendoj se në Shkodër ka dështuar modeli ynë”.

Ditmir Bushati ka kërkuar publikisht ndjesë për këtë dështim, ndonëse nuk pranon akuzën e Edi Ramës se Valdrin Pjetri ishte propozim i tij. Në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, ai thotë se një ndjesë i zyrtare i takon ta bëjë edhe Partia Socialiste.

“E para, e di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave socialiste të Shkodrës. E vërteta është e thjeshtë: struktura e PS në Shkodër propozoi 3 emra ndërkohë që Kryesia e PS ja dha besimin Valdrin Pjetrit”, - tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm ka qenë i deleguari i Kryesisë socialiste për Qarkun e Shkodrës. Për herë të parë ai flet mbi problemin e lidhjeve që ekzistojnë mes krimit dhe politikës.

“Një qytet i cili i ka rezistuar komunizmit, i ka rezistuar pushimeve të ndryshme, e ka mposhtur frikën qoftë përmes pentagramit apo humorit të hollë, sot nuk i nënshtrohet dot krimit, influencës së krimit. Qoftë edhe kur kjo influencë mund të vijë përmes politikës. Në rast se nuk adresojmë rrënjët e këtij fenomeni bëjmë gabim të merremi me kandidatin.

Ne duhet të adresojmë rrënjët e këtij fenomeni. Duhet t’i bëjmë pyetjen vetes pse në tryezat tona u kthyen njerëz të cilët, partnerët tanë strategjikë, SHBA, i konsiderojnë si të papërshtatshëm. Çdo gjë tjetër është pasojë e këtij fenomeni”.

Bushati duket se i ka përgjigjet mbi fejesën e krimit me politikën, por preferon të shtrojë pyetje.

“Pse zona të caktuara të Shqipërisë janë vatër të përleshjeve të grupeve të ndryshme me prapavijë kriminale? Kjo është çështje që kërkon një vullnet mbipartiak. Nëse dikush mendon se ky është një fenomen që ka prekur Partinë Socialiste, Partinë Demokratike në disa raste, apo LSI në disa raste të tjera, mendoj se gabon kur e konsideron këtë një fenomen partiak”, - tha ai.

Si ministër i Jashtëm doli hapur kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk pranon se ishte kjo arsyeja pse Edi Rama e hoqi nga qeveria.

“Një ide e vjetër serbe, një ide që për fat të keq u vu edhe në gojën e disa shqiptarëve, që ndoshta nuk ishin vetëdijshëm për pasojat që do të sillte kjo ide”, - tha ai.

Bushati thekson se Qeveria e Tiranës duhej të kishte mbajtur një qëndrim më të qartë mbi debatin për kufirin, ndonëse nuk i fsheh rezervat ndaj protagonizmit të Kryeministrit në marrëdhëniet me Serbinë.

“Mendoj se nuk duhet të shpenzojmë kohë me rehabilitimin e të shkuarës së Serbisë. Duhet ta trajtojmë atë si një partner në rajon. Por nuk mund të bëjmë sikur nuk ndodh asgjë me fushatën agresive që Serbia bën kundrejt Kosovës dhe ne nga ana tjetër vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie sikur kjo nuk ndodh”, - tha ai. /A2 CNN

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI