Flash

Për 3 ditë shtrëngata shiu në të gjithë vendin, bëhuni gati për përmbytje

Lapsi.al 6 November 2019
Për 3 ditë shtrëngata shiu në të gjithë vendin,

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore raporton për një mot shumë të vështirë, me reshje të dendura, erë të fortë dhe rreziqe për përmbytje në 3 ditët në vijim. Për këtë shkak Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë kanë kaluar në gjendje gatishmërie të plotë.

Sipas parashikimeve priten reshje shumë intensive (më shumë se 90 mm/24 orë) në pothuajse të gjithë territorin, gjatë natës së të mërkurës dhe gjithë ditën e enjte. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e premte, datë 8 nëntor, pritet një rënie e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin, të cilat do të arrijnë nivelin 45-90 mm/24 orë, ndërsa ditën e shtunë datë 9 nëntor priten reshje të dobëta në të gjithë vendin 15mm/24 orë.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së mërkurë për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve do të rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI