Flash

"Mini-shengeni ballkanik", Vuçiç telefonatë me Ramën dhe Zaev

Lapsi.al 4 November 2019
"Mini-shengeni ballkanik", Vuçiç telefonatë me

Presidenti i Serbisë Alekasandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, si edhe me shefin e qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, në kuadër të dakordimit trepalësh për krijimin e një “mini-shengeni ballkanik”.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor.”- njofton shkurtimisht Vuçiç në një postim në llogarinë e tij zyrtare në "Instagram", duke shtuar se biseda me dy partnerët e tij ka qenë e frytshme dhe pozitive.

Mësohet se në fokus të komunikimit telefonik midis tre liderëve kanë qenë përgatitjet për takimin e dytë mes tyre në Ohër, që parashikohet të mbahet më 9 nëntor. Samiti i parë  u mbajt më 10 tetor, ku në tryezën e përbashkët të diskutimit  nuk ishin të pranishëm liderët e tri vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes.

Ideja e krijimit të një “mini-shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por dy vende të tjera të rajonit, Kosova dhe Mali i Zi, e kanë kundërshtuar ashpër aplikimin e saj me pretendimin se në këtë mënyrë do të rikthehej ish-Jugosllavia. Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë, Albin Kurti, është shprehur se "mini-shengeni ballkanik" i dukej më tepër si një ide sesa një projekt, ndaj do të priste për të parë një tekst për të mësuar se cfarë nënkupton.

Ndërkaq, në kuadër të nismës për “mini-shengeni Ballkanik”, u bë me dije se mes përfaqësuesve të tri vendeve do të zhvillohet i radhës mes tre liderëve në Ohër. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI