Flash

Stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë arrin në 32 mijë e 106 çështje

Lapsi.al 4 November 2019
Stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë arrin në 32 mijë e

Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Brunilda Kadi, ka informuar se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë ka shkuar në 32 mijë e 106 çështje. Kjo shifër u pohua prej saj gjatë raportimit për veprimtarinë e gjykatave gjatë këtij viti. "Të ndërhyhet urgjent në plotësimin e gjykatës administrative Shkodër. Për back logun (stok) në Gjykatën e lartë propozojmë marrjen e masave nga KLGJ atëherë kur kjo gjykatë të bëhet funksionale."- tha Kadi.

Sipas saj, shkaqet pse po zvarriten proceset në gjykata lidhen jo vetëm me procedurën si pritje të letër porosive, por edhe nga ngarkesa e gjyqtarëve. "Vëmë re që ka diferenca të gjykatave që nuk përdorin sistemin audio. Gjykatat argumentojnë regjistrimin audio për shkak të mungesës së sallave, kjo vihet re edhe në gjykatën e Tiranës."- u vërejt më tej nga Kadi.

Muajt e fundit, shoqata e gjyqtarëve ka bërë thirje për përshpejtimin e procedurave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, e cila prej kohësh nuk funksionon me kapacitet të plotë të gjyqtarëve. Gjyqtari Erion Bani, paralajmëronte se në këto rrethana, jo vetëm që zgjidhja e çështjeve gjyqësore të qytetarëve do të zvarritej, por shumë të dënuar do të mund të fitonin lirinë.

Në kategorinë e parë të përfituesve përfshiheshin shtetasit e huaj që janë në pritje të ekstradimit. Më tej, radhiteshin ata të paraburgosur për të cilët gjykatat e rretheve apo Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën dhe presin vendimet e Gjykatës së Lartë. "Nga këto raste, Gjykata e Lartë nuk mund të marrë një afat përfundimtar. Pasi kalojnë afatet, revokohen masat." - sqaronte Bani.

Për këto arsye, Bani shprehej në përkrahje të zbatimit të sugjerimit të misionit “EURALIUS”, i cili propozoi zgjidhjen provizore situatës përmes transferimit të përkohshëm të anëtarëve të gjykatave më të ulëta. Kjo zgjidhje, që propozohej vetëm për dosjet urgjente penale, u miratua unanimisht nga anëtarët e KLGJ-së. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI