Flash

Greqia refuzon ekstradimin e atyre që porositën eliminimin e Artan Cukut

Lapsi.al 22 October 2019
Greqia refuzon ekstradimin e atyre që porositën eliminimin e Artan

Greqia refuzon zyrtarisht ekstradimin në Shqipëri të Bledar Jambellit, njeriut që porositi vrasjen e ish-oficerit të policisë, Artan Cuku. Burime policore konfirmojnë për Gazetën Mapo refuzimin nga ana e autoriteteve greke. Ky ka qenë vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë greke, duke lënë kështu në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Athinës, edhe pse ai kërkohet nga autoritetet shqiptare pasi mbi të rëndon akuza e “Vrasjes së punonjësit të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim.

[caption id="" align="alignnone" width="640"] Bledar Jambelli[/caption]

Bledar Jambelli, i njohur ndryshe me emrin Rikardo Muho, u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar në Greqi, gati 2 vite pas vrasjes së komisar Artan Cukut. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.

Gjithashtu, Gjykata greke ka vendosur të lirojë bashkëpunëtorin në krim, Kristaq Lecin, i cili është i afërm i autorit të dyshuar të vrasjes, Mikel Shallari. Ministria e Drejtësisë ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këto dy raste, ndonëse jemi përpara një fakti të rëndë kur dy protagonistë të një krimi tronditës në Tiranë, janë duke fituar lirinë.

Ndërsa Kristaq Leci, i cili është lënë i lirë nga autoritetet greke, akuzohet se bashkëpunoi në ish-komisarit të policisë, duke i dhënë informata ekzekutorit dhe njëkohësisht kushëririt të tij, Mikel Shallarit, për lëvizjet e Cukut. Hetimet zbuluan se Leci ishte njëkohësisht edhe ndërmjetësi mes Shallarit e porositësit të vrasjes, Bledar Jambellit, i njohur ndryshe edhe me emrin Rikard Muho.

Emri i këtij të fundit doli nga dëshmia e Mikel Shallarit, i cili pas arrestimit vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë. Ai i tha prokurorëve të Krimeve të Rënda se për vrasjen do të merrte 20 mijë euro, 3 mijë euro prej të cilave i kishte marrë paradhënie, ndërsa pjesa tjetër nuk i ishte paguar nga Jambelli.

[caption id="" align="alignnone" width="1072"] Mikel Shallari[/caption]

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark, duke akuzuar e më pas prangosur Bledar Jambellin, i cili me vendim Gjykate do të linte qelinë e burgut disa muaj pas arrestimit.

Të këshilluara

Arrestohet shefi i komisariatit në Tiranë

Një operacion antidrogë i shtrirë në të gjithë vendin ka vënë në pranga sot Dilaver Kalaj, shef objektesh në komisariatin numër 1 në Tiranë. Mësohet se polic...

17:33

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI