Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Durrës këtë pasdite, ku u takua me banorët e shtëpive të prekura nga tërmeti me magnitudë 5.8.
Ai bisedoi me qytetarë, banesat e të cilëve pësuan dëme nga tërmeti i së shtunës, ku janë konstatuar dëme të konsiderueshme në disa apartamente dhe shtëpi private.
Durrësi është më i prekuri nga tërmeti i fuqishëm pasi epiqendra ndodhej vetëm 6 km larg qytetit, në det, pranë Kepit të Rodonit.