Flash

"U zgjova në një kamion...": Klopp tregon festimet e çmendura me alkool dhe furgonin me pula

Lapsi.al 6 September 2019
"U zgjova në një kamion...": Klopp tregon festimet e

"E kam ekzagjeruar me alkoolin pas titullit të fituar në 2011, shihet fare mirë në disa intervista". Rrëfehet kështu Jurgen Klopp në Inside Borussia Dortmund, dokumentari mbi klubin verdhezi prodhuar nga Amazon Prime Video. Zbavitës dhe i sinqertë, tekniku gjerman ka ripërshkruar edhe njëherë festimet e fitores në Bundesliga kur drejtonte Borussia Dortmund.

Befasues dhe i papritur rrëfimi i Jürgen Klopp, që megjithatë nuk i lë vend banalitetit. Tekniku i Liverpool kujton suksesin e arritur në 2011 e zbulon disa të vecanta zbavitëse, për atë që ndodhi pas triumfit në kampionatin gjerman. "Ajo që më kujtohet nga ajo ditë, nuk ka shumë kuptim - ka treguar tekniku gjerman - por një gjë e kujtoj mirë: pas festës në fushë, jam zgjuar i vetëm brenda një kampioni, në garazhdin e stadiumit. Atë po e mbaj mend, por nuk e kam idenë cfarë kam bërë në orët para zgjimit".

Surprizues është edhe kujtimi i udhëtimit të kthimit në shtëpi nga stadiumi, së bashku me Hans-Joachim Watzke, administratorin e deleguar të Borussia Dortmund. "Watzke ndaloi një makinë në rrugë, një zotëri turk me një station ëagon. I kërkoi të na merrte me makinë, por ai u përgjigj negativisht. Atëherë Watzke mori 200 euro e i tha 'Oh sìgurisht që do na marrësh me makinë, apo jo?'. U futëm në makinë, Watzke u ul përpara e unë pas. Vazhdoja të përplasja kokën tek xhami, aq i lodhur isha. Në një moment dëgjova një zhurmë të cuditshme. Mendoja se ëndërroja, por ishte e gjitha e vërtetë: bagazhi i makinës ishte plot me pula".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI