Flash

Kushta 'shkund' Bashkinë e Vlorës: "Duhet buxhet emergjence për Flamurtarin"

Lapsi.al 6 September 2019
Kushta 'shkund' Bashkinë e Vlorës: "Duhet buxhet

Kështu nuk vazhdohet më. Sikur të mos mjaftonin problemet e mbarsura nga sezoni i kaluar, rezultatet e startit të kampionatit tregojnë qartë gjendjen në të cilën ndodhet Flamurtari. Tre humbje në po kaq ndeshje, me imazh të përbaltur e me klubin dikur emblemë të futbollit, që sot nuk preferohet nga askush, pikërisht për ngërcin financiar.

E atëherë duhet një zgjidhje, që ish-futbollisti i shquar vlonjat, aktualisht këshilltar në Këshillin e Bashkisë së Vlorës, Sokol Kushta e gjen në një "buxhet emergjence për Flamurtarin". Këshilltari i PS, Kushta, propozoi këtë zgjidhje emergjente që Flamurtari të dalë nga situata e vështirë: "Propozoj që Këshilli Bashkiak të miratojë një buxhet emergjence, për ti ardhur në ndihmë klubit. Duhet të mendohet se cfarë do të ndodhë nëse miratohet ligji për sportet por edhe nëse ai nuk miratohet. Të gjithë duhet të jenë të përgatitur".

Sipas ish-kampionit kuqezi, Bashkia e Vlorës është pronare e klubit dhe duhet që të kontribuojë në dhënien e një zgjidhje. Kushta ngriti edhe pyetjen se sa e përgatitur është bashkia nëse hyn në fuqi ligji i privatizimit dhe si do të bëhet shitja e aksioneve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI