Flash

Gjendet pas 15 vitesh në fund të liqenit kufoma e italianit, dyshime për gruan e tij shqiptare

Lapsi.al 1 September 2019
Gjendet pas 15 vitesh në fund të liqenit kufoma e italianit, dyshime

Kufoma e dekompozuar e italianit 59-vjeçar, Rosario Tilotta, i zhdukur në vitin 2004, dyshohet se ndodhet në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Tavernola në Itali. Ata i thanë policisë se në makinën e zhytur 80 metra në fund të liqenit kishin parë një kufomë.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga policia lokale e cila ka edhe targën e makinës që dikur i përkiste personit të zhdukur. Rosario Tilotta njihej për lidhjen e tij me mafien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale për likuidimet e saj.

Vëllai i tij pas mësimit të lajmit, është i bindur se i vëllai është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë. Ai thotë se dyshonte se vëllai u zhduk me një shumë të madhe parash. Tillota, i lindur në Tunizi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta të cila ia sillte në shtëpi një shqiptar.

Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vite më e re se ai. Ajo që i bën të dyshojnë edhe më shumë karabinierët është fakti se nga momenti i zhdukjes, është dashur disa javë që gruaja të kryente denoncimin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI