Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi rreth gjysmë ore më parë në Fier, në ambientet e Urgjëncës së Spitalit të qytetit.
Mësohet se si shkak i agresionit që shkaktoi plagosjen e 3 personave, është bërë një konflikt midis dy grupeve të rinjsh, të cilët më herët janë përleshur mes tyre me sende të forta, në Levan.
Të lënduarit nga sherri i nisur në Levan i janë drejtuar spitalit të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ku janë ndjekur nga njëri prej të përfshirëve në sherr, i cili i ka marrë armën e brezit policit të Patrullës së Përgjithshme dhe hapur zjarr duke shkaktuar për pasojë 2 të plagosur.
I pyetur nga gazetarët, drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko, ka bërë me dije se janë shoqëruar në Komisariat 2 persona dhe janë ngritur pika kontrolli në qytet , për kapjen e 2 të tjerëve, tashmë të identifikuar.
Në vendngjarje ndodhen edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Policia e Fierit, që është vënë në kërkim të autorëve, duke ngritur pika kontrolli në qytet.
https://youtu.be/A8dDF-fuctY
[video width="800" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/Video_Editor_Music_Movie_Maker_8-31-2019_95719_PM.mp4"][/video]
[video width="800" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/Video_Editor_Music_Movie_Maker_8-31-2019_95829_PM.mp4"][/video]