Flash

Iu gjetën patentat e Saimir Tahirit, Krimet e Rënda transferojnë dosjen

Lapsi.al 31 August 2019
Iu gjetën patentat e Saimir Tahirit, Krimet e Rënda transferojnë

Pas transferimit të dosjes “184” në Prokurorinë e Dibrës, Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën edhe për hetimin e dosjes mbi biznesmenin O. Sota.

Pas këtij vendimi të organit të hetimit, kjo dosje ka kaluar në Prokurorinë e Elbasanit, e cila do të vijojë me procesin hetimor.  Me të njëjtin arsyetim si në rastin e dosjes “184”, si arsye e moskomptencës është artikuluar se në këtë çështje nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Sota u ndalua në Elbasan më 1 nëntor të viti 2017,  pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën shuma e konsiderueshme prej 863 mijë eurosh, si edhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe të bashkëshortes së tij.

Prokuroria dyshon se paratë e gjetura i përkisnin Tahirit, ndërsa biznesmeni dhe avokati i tij pretendojnë se shuma është tërhequr 10 vjet më parë nga një bankë e nivelit të dytë dhe mbahesh në qarkullim të lirë me qëllim kurimin e nënës së Sotës.

 

Të këshilluara

Durrës, plagoset me armë zjarri një grua

Një grua rreth të 50-tave është gjetur e plagosur në banesën e saj në Durrës. Rufajete Azisolli është gjetur e plagosur me armë zjarri në kokë dhe është nisu...

15:45

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI