Flash

Zbulohet laboratori i kanabisit në Divjakë, nisin procedimet për shpërdorim detyre ndaj zyrtarëve

Lapsi.al 3 July 2026

Një operacion i koduar policor ka çuar në goditjen e një baze të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit në zonën e Divjakës. Si rezultat i kontrolleve intensive nga toka dhe ajri, policia ka zbuluar një plantacion prej 1426 bimësh narkotike të kultivuara në një tokë shtetërore, pranë rezervuarit të Divjakës. 

Sipas policisë, pjesa më e madhe e bimëve të gjetura janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Përveç plantacionit, forcat e rendit kanë zbuluar dhe sekuestruar edhe 44 kilogramë kanabis, e cila ishte duke u përpunuar dhe tharë në një ambient të përshtatur posaçërisht për këtë qëllim.

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI