Flash

Katër koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Lapsi.al 31 August 2019
Katër koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë do të garojnë 4 koalicione parazgjedhore. Partitë kryesore të opozitës, LDK dhe Vetëvendosje, sikurse demokratët e Kosovës, vendosën të kandidojnë të ndara dhe po peshojnë opsionet për aleanca pas zgjedhjeve. Faktorët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që këto zgjedhje të jenë të lira dhe drejta, dhe të krijojnë perspektivë për rifillimin e dialogut më Serbinë.

Shtetet e Kuintit në Kosovë u kanë bërë thirrje partive politike që zgjedhjet e 6 tetorit t'i shohin si mundësi për rifillimin urgjent të bisedimeve me Serbinë.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së thanë se presin shumë nga elita politike e Prishtinës, veçanërisht për sundimin e ligjit.

"Besojmë se kandidatët duhet të mos kenë të kaluar kriminale, duhet të tregojnë se si do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si do të kundërshtojnë pandëshkueshmërinë dhe nepotizmin," njoftuan 5 shtetet me një deklaratë të përbashkët.

Ndërkaq, afati për deklarimin e koalicioneve u përmbyll në mesnatë dhe u shfrytëzua nga 4 grupime politike.

Koalicioni i parë AAK-PSD do të kryesohet nga Ramush Haradinaj, aleanca Nisma-AKR-Partia e Drejtësisë do të kandidojnë për kryeministër Fatmir Limajn, ndërsa në zgjedhje do të bashkëpunojnë veças edhe partitë e komunitetit serb dhe ato boshnjake.

Dy partitë kryesore opozitare, "Lvëizja Vetëvendosje" dhe "Lidhja Demokratike e Kosovës" vendosën të garojnë të vetme në zgjedhje, duke mos e tejkaluar ngërçin rreth emrit të kandidatit për kryeministër, që Vetëvendosja këmbëngul se duhet t'i përkasë anëtarit të dy partive që merr më shumë vota nga qytetarët.

Forca e parë politike, Partia Demokratike, gjithashtu do të shkojë në zgjedhje pa aleatë, por ka lënë të hapur mundësinë e aleancave paszgjedhore.

Fushata zyrtare zgjedhore në Kosovë është caktuar të nisë në datën 25 shtator, ndërsa përfaqësimi në parlament për partitë jominoritare do të garantohet vetëm nëse kalohet pragu prej 5 për qind të votave.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohen tre 'skiftera' (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për vjedhje. Sipas policisë, dy prej tre të arrestuarve rezultojnë të dënuar edhe më parë. Nga ...

10:28

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI