Flash

“Reuters” jehonë revoltës së shqiptarëve: Protestat, provë për kryeministrin Rama

Lapsi.al 3 July 2026

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka komentuar protestat e një ditë më parë para parlamentit, ku policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e kryeministrit Rama. 

Në një artikull të saj, “Reuters” shkruan se “Protestat janë një provë për kryeministrin Edi Rama, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013 dhe të cilin shumë e fajësojnë për moszhdukjen e korrupsionit të përhapur ose për mosbërjen e mjaftueshme shërbimeve bazë si kujdesi shëndetësor”.   

Demonstratat janë shoqëruar me tensione, ndërsa policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur para Kuvendit. Disa prej tyre hodhën vezë dhe miell ndaj forcave të rendit dhe deputetëve, ndërsa sipas mediave shqiptare, tre policë dhe një protestues mbetën të plagosur gjatë përplasjeve.

“Protestat kanë në fokus akuzat për korrupsion dhe mungesë transparence lidhur me projekte zhvillimore përgjatë bregdetit dhe në zona të mbrojtura. Qeveria i ka mohuar këto akuza”, thuhet në shkrim.

Fillimisht, pakënaqësitë u nxitën nga një projekt për ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, por më pas lëvizja u zgjerua duke përfshirë edhe projekte të tjera në zonat bregdetare.

Protestuesit u mblodhën para nisjes së seancës parlamentare, ndërsa tensionet u përshkallëzuan kur ata hodhën vezë ndaj deputetëve dhe policisë. Në orët e pasdites, forcat e rendit ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën raporton Reuters.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI