Flash

Kongresmeni amerikan kërkon hetim për lidhjet e qeverisë shqiptare me trafikun e drogës

Lapsi.al 3 July 2026

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka propozuar një ligj i cili kërkon hetim nga ana e strukturave të inteligjencës amerikane, mbi lidhjet dhe lehtësimin që qeveria Rama i ka bërë trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Nëpërmjet një amendamenti të depozituar dy javë më parë në Kongresin Amerikan (lexoje këtu) Wilson ka kërkuar vënien në lëvizje të agjencive ligjzbatuese, ndërsa propozimi i tij ka kaluar tashmë komisionin e rregulloreve dhe komisionin e ligjeve në SHBA, pritet miratimi i ligjit në seancë plenare në Kongres.

“Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton:
-shkallën e narkotrafikut në Shqipëri
-rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, – shkruan amendamenti. 

Joe Wilson është anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe Armatimeve në Kongresin Amerikan. Së bashku me Robert Aderholt ai është bashkëkryetar i Dhomës së Miqësisë Shqipëri-SHBA, në Dhomën e Përfaqësuesëve.

Zoti Wilson është anëtar i kupolës së Mëngjesit të Lutjeve në SHBA, njëherësh një nga mbështetësit më energjikë të anëtarësimit të Kosovës në NATO/ Hashtag.al

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI