Flash

Kosova, përplasje në samit mes Daçiç e Pacollit

Lapsi.al 31 August 2019
Kosova, përplasje në samit mes Daçiç e Pacollit

Në samitin e ministrave të jashtëm që është zhvilluar në Helsinki është shënuar një përplasje verbale midis ministrave të Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Gjatë diskutimeve Behgjet Pacolli e ka cilësuar sjelljen e Serbisë me dy fytyra.

“Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu. Nuk jeni engjëll, ashtu siç doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë“ i është drejtuar Pacolli homologut serb.

Ai foli edhe për përcaktimin e kufirit me Serbinë “Demarkacioni mes dy shteteve që nënkupton njohje reciproke, është i domosdoshëm, pa rregullime territoriale. Kosova është gati për dialog pa kushte, në baza barazie, por ne po bllokohemi ekonomikisht dhe diplomatikisht nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në rajon dhe kudo" tha ai. Ai shtoi se vendosja e taksës 100% ishte reagimi legjitim i frustrimit ndaj kësaj situate të papranueshme.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohen tre 'skiftera' (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për vjedhje. Sipas policisë, dy prej tre të arrestuarve rezultojnë të dënuar edhe më parë. Nga ...

10:28

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI