Flash

Atentati me armë zjarri në Spitalin e Fierit, zbulohet emri i njërit prej të plagosurve

Lapsi.al 31 August 2019
Atentati me armë zjarri në Spitalin e Fierit, zbulohet emri i

Detaje të reja janë zbuluar nga konflikti mes dy familjeve në Fier, që u përshkallëzua në të shtëna me armë zjarri në ambientet e Spitalit Rajonal të qytetit.

Mësohet se i lënduar ka mbetur Gentian Zhapa 33 vjeç, i plagosur me levë në përleshjen e nisur mes dy grupeve të rinjsh në Levan. Ndërsa, i ati, që po e shoqëronte drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, është plagosur me armën që agresori ia kishte marrë nga brezi policit të patrullës.

Pak më herët, i pyetur nga gazetarët, drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko, ka bërë me dije se janë shoqëruar në Komisariat 2 persona dhe janë ngritur pika kontrolli në qytet , për kapjen e 2 të tjerëve, tashmë të identifikuar.

Në vendngjarje ndodhen edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Policia e Fierit, që është vënë në kërkim të autorëve, duke ngritur pika kontrolli në qytet.

Në sherrin e ndodhur mes dy familjeve, kanë mbetur të lënduar 4 persona, 1 me armë, 2 me mjete prerëse dhe 1 me sende të forta.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI